Sulmuesi kosovar Almir Kryeziu është futur në listën e ngushtë të UEFA-s për të fituar çmimin e golit më të mirë të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.
Kryeziu shënoi dje një gol mjaft të bukur në fitoren e Ballkanit me rezultat 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit.
Këtë ai e bëri në minutën e 44-të të sfidës pas një asistimi perfekt nga Qendrim Zyba.
Përveç Kryeziut, pjesë e listës janë edhe Benjamin Nygren, Joshua King dhe Vincent Aboubakar.
Kujtojmë se Kryeziu u bë pjesë e Ballkanit gjatë afatit kalimtar veror pas një aventure tek klubi gjilanas Drita./Telegrafi/
Për të votuar për golin e Kryeziut, ju mund të klikoni KËTU
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1709986868580802623