Erling Haaland vazhdoi sezonin e tij të jashtëzakonshëm duke sjellë shënuar dy gola ndaj Southampton dhe duke arritur shifrën e 30-të golave në Ligën Premier.
Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sekou Mara (73’) për vendasit, ndërsa Erling Haaland (45’, 68’), Jack Grealisht (58’) dhe Julian Alvarez (75’) për Cityn.
Me këto dy gola të shënuar nga Saint’s, Haaland ka arritur në shifrën e 30-të golave në Ligën Premier, në vetëm 27 ndeshje në ligën elitare angleze.
Megjithatë, goli i dytë apo i 30-ti në Ligën Premier, i shënuar në minutën e 68-të ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e mediave.
79. Sensational! 🤯
😇 1-4 🐝 #ManCity pic.twitter.com/8DAoFSjXBh
— Manchester City (@ManCity) April 8, 2023
Haaland’s 30th Premier League goal 🤖
Chelsea has only 29 goals 😭
pic.twitter.com/noATKI4noG— Chelsea Pal 🦁 (@cfcPal) April 8, 2023
Haaland u tregua ‘vrasës’ në zonë duke shënuar një supergol me një goditje biçikletë apo gjysmë gërshërë, pas asistimit të Grealish.
Me arritjen e 30-të golave, norvegjezit i duhen vetëm edhe pesë të tjerë në nëntë ndeshjet e fundit në mënyrë që të mposht rekordin e Alan Shearer me më shumë gola në një sezon të Ligës Premier.
Rekordi i golave është 34 gola brenda një sezoni dhe viteve të fundi më së afërmi për ta thyer ishte Mohamed Salah me 32 gola. /Telegrafi/
Erling Haaland’s bicycle kick goal is actually a thing of beauty 🥰 pic.twitter.com/249Q7m2JmY
— 𝐄𝐉 (@Cityzen_Jnr) April 9, 2023
Erling Haaland became only the tenth player to score 30 Premier League goals in a single season 🔥
Nine games to go, will he break the record? 💭pic.twitter.com/2KnpdW3Qko
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 9, 2023