Manchester City ka marrë vetëm një pikë ndaj Newcastle United, pasi ndeshja në kuadër të javës së tretë në Ligën Premeir, përfundoi 3-3.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Ilkay Gundogan shënoi golin e parë të takimit përmes një asistimi nga Bernardo Silva.
Por, vendasit u këndellën shpejt dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Miguel Almiron (28’), që u asistua prej Alan Saint-Maximin.
ST. JAMES' PARK ERUPTS! 🔥
The goal was originally ruled out for offside (somehow) but thankfully VAR was on hand to reverse the decision.
We are level! 🙌
[1-1]#NEWMCI // #NUFC https://t.co/zTb1S0DY7C pic.twitter.com/Ud9lzs6b2U
— Newcastle United FC (@NUFC) August 21, 2022
Newcastle nuk u ndal me kaq dhe e përmbysi rezultatin me anët të Callum Wilson që shënoi në minutën e 39-të nga një asistim i bukur i Saint-Maximin.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tre gola të tjerë.
⏱ Back underway…
More of the same, lads! 👊#NEWMCI // #NUFC
— Newcastle United FC (@NUFC) August 21, 2022
Nikoqirët thelluan epërsinë në 3-1 falë golit të shënuar në minutën e Kieran Trippier nga gjuajtja e lirë në minutën e 54-të.
Kampioni në fuqi disi u ringjall nga loja e tyre e vdekur, duke shënuar për tre minuta, dy gola, fillimisht me anë të Erling Haaland (61’) dhe më pas në 3-3 përmes Silvas (64’).
GOOOOALLLLLL!!!
⚫️ 3-2 🔵 #ManCity pic.twitter.com/tIurjQyqBp
— Manchester City (@ManCity) August 21, 2022
Deri në fund, dy skuadrat synuan tre pikë, por që në fund u kënaqën me nga një sosh.
Pas tre javësh, Manchester City ka shtatë pikë, ndërsa Newcastle me dy më pak. /Telegrafi/