Një ekip futbolli nga Martinika (Martinique), bëri një udhëtim vajtje-ardhje dikur rreth 14 mijë kilometra për të luajtur një ndeshje në Kupën në Francës, e ku humbi me rezultat 12-0 nga Lille.
Golden Lion janë kampionët në fuqi në ishull, një rajon përtej detit në Karaibe, dhe një nga disa skuadra nga jashtë Francës që hynë në garë në Kupën e Francës. Fati i keq për ta, ata u shortuan me Lille nga Ligue 1.
“Luanët” nuk arritën të ulërinin, pasi u mposhtën 12-0 nga ish-kampionët francezë në ndeshjen e së shtunës. Ata pranuan shtatë gola para pjesës së parë, duke përfshirë katër në nëntë minuta nga fundi i pjesës së parë.
Merci aux supporters de Golden Lion également, vous étiez géniaux ❤️ pic.twitter.com/PBvwM8aTDE
— LOSC (@losclive) January 6, 2024
Edon Zhegrova dhe Jonathan David të dy shënuan het-trik në fitoren rekord në Stade Pierre-Mauroy.
Golden Lion kishte një goditje në portë, ndërsa Lille pati 37 përpjekje.
If you're having a bad weekend, spare a thought for Golden Lion from Martinique who made a 14,000km round trip to play Lille in the Coupe de France 🤯
They lost 12-0 😰 pic.twitter.com/4D3Y7piJgl
— Mail Sport (@MailSport) January 6, 2024
Udhëtimi i gjatë i vizitorëve në Francën Veriore filloi të mërkurën me një fluturim direkt për në Paris.
Ata kanë mjaft kohë për të reflektuar mbi humbjen – pasi udhëtimi i tyre për në shtëpi do të zgjatë rreth 7 mijë kilometra.
Pas mbylljes së ndeshjes, lojtarët e Lille krijuan një kordon nderi për lojtarët e Golden Lion teksa ata largoheshin nga fusha.
Félicitation à Golden Lion pour son parcours dans cette @coupedefrance 👏#LOSCGLFC pic.twitter.com/ruelbVNhyO
— LOSC (@losclive) January 6, 2024
Martinika është një ishull prej 436 miljesh katrorë (1,128 km katrorë) me një popullsi prej 364,508, në Antilet e Vogla, në Detin lindor të Karaibeve. /Telegrafi/