Paris Saint-Germain ka fituar në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Bordeaux me dy golat e Edinson Cavanit.
Kampioni i Francës ka arritur të shënoj fitoren ndaj Bordeaux në ndeshjen e vlefshmë për xhiron e tetë të Ligue 1.
Djelmoshat e trajnerit spanjoll, Unai Emery kanë fituar me rezultat 2-0 falë dy golave të shënuara nga sulmuesi i tyre kryesor, Edinson Cavani.
Të dy golat e sulmuesit uruguaian erdhën në pjesën e parë të takimit, ku i pari u shënua me kokë pas vetëm tre minutave lojë, pas asistimit nga Angel Di Maria.
Goli i dytë i Cavanit ishte superior pasi shënoi me thembër në minutën e 31-të pas një harkimi të ulët nga Layvin Kurzawa.
PSG pati dominimin edhe gjatë pjesës së dytë, por pa arritur të gjej edhe ndonjë gol tjetër, pasi i ruanin forcat për ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve dhe Ligue 1.
Pas kësaj fitore, PSG renditet e dyta në tabelë me 16 pikë dhe në ndeshjen e radhës takohet me Nancy. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TKQOqLTfZmI
https://twitter.com/GFFN/status/782253932034813952