Shtatë javë të luajtura në Serie A, 182 gola të shënuar në total (pa llogaritur autogolat), një renditje golashënuesish që kryesohet nga dy argjentinas dhe një kolumbian, duket një kampionat italian me ngjyra të forta amerikanojugore.
Dhe, në fund të fundit, ashtu është, edhe pse pjesa më e madhe e golave është realizuar nga lojtarë italianë.
Rënia (e vazhdueshme) e Brazilit dhe ngritja e Kolumbisë janë të dhëna të tjera që kanë dalë nga llogaritja e kombësisë së golit në Serinë A, ndërsa mbetet i fortë ndikimi i ish-Jugosllavisë, transmeton Telesport.
Tabela e golave sipas kombësisë së golashënuesve:
Ta nisim nga të dhënat: 67 gola, që i korrespondojnë 36.81 për qind të totalit, vijnë nga lojtarë italianë ose të natyralizuar (1, Paletta).
Azurrët mundin amerikanojugorët 67 me 40. Dyzet janë golat e realizuar në total nga Venezuela e poshtë, që i korrespondojnë 21.98 për qind të totalit.
Vendi i dytë dhe i tretë, në nivel kombesh, është i Amerikës së Jugut: 22 gola argjentinas (12 vetëm mes Icardit dhe Higuainit), 12.09 për qind, 11 për Kolumbinë befasuese (6.04 për qind e totalit të ‘faturës’).
Përgjegjësi kryesor për këtë medalje të bronztë të Bogota është Carlos Bacca (6), por kanë dhënë kontributin e tyre edhe Muriel (2), Duvan Zapata (2), Carlos Sanchez (1).
Duke qëndruar te golat e kontinentit latin, 4 janë realizuar nga Brazili, 1 nga Uruguai, Paraguai dhe Venezuela.
Ndërsa, prapa tre të parëve vijnë Spanja (10 gola, 5.49 për qind), e udhëhequr nga Callejon dhe Iago Falque, më pas Franca (8), Bosnja (7), Kroacia (6), Polonia, Brazili, Bregu i Fildishtë dhe Senegal (4).