Qyteti i Tetovës ka qenë në festë, dhe vazhdon të jetë në një status të tillë edhe në mbrëmjen e sonmte. E gjithë kjo është falë klubit futbollistik Shkëndija, e cila pas shtatë vitesh pritje, arriti që të shpallet kampione e Maqedonisë në futboll për sezonën 2017/2018, duke grumbulluar plot 91 pikë, nga 36 ndeshje.
Shkëndija arriti që të fitojë në 29 ndeshje, të humbë në tre ndeshje, kurse katër ndeshje dolën barazim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Klubi tetovar arriti të shpallet kampione, për herë të dytë, pas disa tentimeve të dështuara, duke ndërruar shumë trajnerë. Me rikthimin e Qatip Osmanit, ekipi u stabilizua në lojë dhe arriti të merr titullin e dytë në historinë e saj.
Në ndeshjen e sotme kundër Pelisterit, Shkëndija fitoi me rezultat të thellë prej 4-0, ku spikati kapitein Ferhan Asani, i cili shënoi dy herë.
Paraprakisht, golat i shënuan Armend Alimi dhe Stenio Junior.
Spektali nuk ka munguar, pasi që Ballistët dhe dashamirët e Shkëndijës, kishin përgatitur një program mjaft eksplodues, me parulla përshëndetëse dhe me flakadanë.
Tani, Shkëndijën e presin përballjet për kualifikim në Champions League, ku së shpejti pritet të njihet me kundërshtarin e saj.
Të rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ekipi Kuq e Zi del në gara evropiane, por një kualifikim në fazën finale nuk ka ndodhur ende./Telegrafi/