Telegrafi

Gol si Van Basteni nga këndi i vdekur, Ibraimi i jep epërsinë e hershme Shkëndijës

Shkëndija është bërë skuadra e parë shqiptare që shënon gol në raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Përderisa Renova dhe Teuta u mposhtën në shtëpi 0-1 nga Hajduku respektivisht 0-4 nga Granada, Shkëndija ka kaluar në epërsi.

Kuqezinjtë janë duke luajtur në Rumani përballë Botosanit, por vetëm pas dy minutave kanë gjetur golin e epërsisë 0-1.

Besart Ibraimi ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur nga këndi i vdekur, gol në stilin e të madhit Marco Van Basten.

45 minutat e para përfunduan në të mirë të Shkëndijës, derisa shpresojmë që skuadra e Ernest Gjokës të kaloj tutje në raundin e tretë. /Telegrafi/