Telegrafi

Gol i portierit në sekondën e fundit, Provedel shpëton Lazion nga humbja

Lazio ka arritur një pikë të madhe në përballje me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane ka barazuar me atë spanjolle 1-1 në një ndeshje që pati përfundim dramatik.

Los Colchoneros ishin në epërsi që nga minuta e 29-të me golin e Barrios, por vendasit nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit.

Ishte portieri Ivan Provedel që doli në skenë në fund të ndeshjes duke realizuar gol me kokë në sekondën e fundit për të barazuar shifrat në 1-1.

Goli i Provedel solli gëzim të jashtëzakonshëm në Olimpico, derisa portieri italian u bë viral në rrjetet sociale me golin dhe festën e tij. /Telegrafi/