Bayer Leverkuseni ka shpëtuar sërish pa u mposhtur dhe sërish ka shënuar gol në sekondat e fundit për ta shmangur humbjen.
Kampionët e rinj të Gjermanisë kanë barazuar me Stuttgartin në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesliga me rezultat 2-2.
Mysafirët ishin duke udhëhequr 0-2 me golat e Fuhrich dhe Undav, por vendasit u rikthyen me një gol të Adlit në minutën e 62-të.
Kur u mendua se po vinte humbja e parë për ekipin vendas, në skenë doli mesfushori Robert Andrich që realizoi gol në minutën e 90+7 për t’i dhënë një pikë Leverkusenit.
Immer weiter nach vorne, looos! 🔥👏#B04VFB 1:2 | #Bayer04 pic.twitter.com/WxyCuDZGpE
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) April 27, 2024
Edhe pse kjo pikë nuk ishte e rëndësishme për plasmanin e skuadrës vendase në tabelë shkaku që janë shpallur kampion, ishte një barazim i artë pasi ‘Aspirinat’ vazhdojnë kampionatin pa humbje.
Pas 31 ndeshjeve në Bundesliga, Leverkusen kanë 25 fitore dhe gjashtë barazime.
Immer wieder und immer wieder wundervoll! 😍#B04VFB 2:2 | #Bayer04 pic.twitter.com/UHUJ5hcE76
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) April 27, 2024
Ndërkohë skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso ka zhvilluar edhe pesë ndeshje në Kupën e Gjermanisë ku kanë po aq fitore dhe 10 ndeshje në Ligën e Evropës ku kanë tetë fitore e dy barazime.
Në total ‘Aspirinat’ kanë 46 ndeshje këtë edicion të zhvilluara dhe nuk dinë për humbje.
Ndeshja e radhës dhe testi më i vështirë për ta është të enjten, ku në Olimpico përballen me Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës. /Telegrafi/