Shkëndija ka kaluar në epërsi kundër Sheriffit në ndeshjen që po zhvillohet në Filip Arena II në Shkup.
Skuadra nga Tetova e ka gjetur golin në minutën e 24 të takimit.
Pas një aksioni të kampionit të Maqedonisë, u akordua gjuajtje e lirë në afërsi të zonës.
Përgjegjësinë për të goditur e mori Besart Ibraimi, goditja e të cilit u ndal në rrjetë.
Shkëndija zhvillon ndeshjen e parë kundër FC Sheriff Tiraspol, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Përballja mes këtyre ekipeve zhvillohet në Shkup, ndërsa fituesi nga të dyja ndeshjet do të vazhdojë në raundin e tretë kualifikues të garës më të madhe evropiane për klube.
Fituesi i duelit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luajë kundër Salzburgut në rrethin e tretë kualifikues.
Ndërsa ekipi që eliminohet do të luajë në raundin e tretë kualifikues të Europa League ose ndaj Santa Coloma ose ndaj Valur Reykjavik. /Telegrafi/