Florent Muslija ka vazhduar me formë të mirë në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.
Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer për Paderbornin në përballjen e xhiros së 25-të kundër Holstein Kiel në udhëtim.
Paderborn ka marrë tri pikë të mëdha në këtë sfidë pas fitores së mundimshme me rezultat 3-4.
23-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në këtë sfidë.
Muslija fillimisht asistoi për Thalhammer në minutën e 54-të për rezultatin 1-2.
Ndërkohë 20 minuta më vonë, reprezentuesi kosovar realizoi golin për 1-3.
Për Muslijën ky ishte goli i tretë me fanellën e Paderbornit, skuadër të cilës iu bashkua në janar teksa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/