Site icon Telegrafi

Gol dhe asistim për Stoken, Shaqiri me notë të lartë zgjedhet lojtar i ndeshjes (Foto/Video)

(Getty Images)

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje fantastike në Angli.

Ylli nga Kosova me pasaportë zvicerane ka qenë titullar si gjithnjë për Stoke Cityn në përballje me Leicester Cityn 2:2.

Gjilanasi ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim për t’ia siguruar një piké skuadrës së tij.

Notat e futbollistëve të Stoke City, ku Xherdan Shaqiri kishte më të lartën 8.2

Fillimisht Xherdani shënoi në minutën e 39-të pas asistimit nga Chupo Moting.

Ndërkohë në minutën e 73-të, ylli nga Kosova i Përfaqësueses së Zvicrês dhuroi një asistim për Peter Crouch i cili barazoi rezultatin në 2-2.

Goli i sotëm ishte i dyti për Xherdanin këtë edicion në Ligën Premier.

25-vjeçari përpos dy golave ka bërë edhe katër asistime.

Në fund të ndeshjes, Shaqiri është shpallur si futbollisti më i mirë me notën 8.2. /Telegrafi/

https://m.youtube.com/watch?v=uZfaONtKU_8

Exit mobile version