Telegrafi

Gol dhe asistim nga Adnan Januzaj në demolimin që po ia bën Sociedadi, Valladolidit

Real Sociedadi është duke fituar 4-0 ndaj Valladolidit në kuadër të javës së 37-të në La Liga.

Ishte fillimisht Alexander Isak që shënoi dy golat e parë në minutën e gjashtë dhe të 16-të.

Në listën e realizatorëve u fut edhe Adanan Januzaj, por fillimisht asistoi te David Silva në minutën e 28-të.

Sociedadi fitoi një penallti në minutën e 35-të, e që në gol e konvertoi lojtari shqiptar.

Deri më tani këtë edicion, Januzaj ka katër gola dhe katër asistime. /Telegrafi/