Real Sociedadi është duke fituar 4-0 ndaj Valladolidit në kuadër të javës së 37-të në La Liga.
Ishte fillimisht Alexander Isak që shënoi dy golat e parë në minutën e gjashtë dhe të 16-të.
Në listën e realizatorëve u fut edhe Adanan Januzaj, por fillimisht asistoi te David Silva në minutën e 28-të.
Sociedadi fitoi një penallti në minutën e 35-të, e që në gol e konvertoi lojtari shqiptar.
Deri më tani këtë edicion, Januzaj ka katër gola dhe katër asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=p2udtb4alyE