Shkëlqim Demhasaj ka shkëlqyer në fitoren e Luzernit 2-0 ndaj Luganos.
Sulmuesi shtatlartë nga Kosova ka qenë vendimtar në dy golat e skuadrës së tij.
Fillimisht në minutën e 43-të, Demhasaj asistoi bukur tek Schurpf që shënoi lehtësisht për 1-0.
Në minutën e 51-të, sulmuesi nga Deçani pranoi një top të bukur nga super mesfushori Hekuran Kryeziu dhe paraboloi bukur portierin për 2-0.
Goli ndaj Luganos ishte i gjashte këtë kampionat për Demhasajn pas transferimit nga Schaffhausen.
Në këtë takim luajtën edhe dy reprezentuesit e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca.
Gjilanasi Kryeziu pati një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë kur goditi bukur nga distanca por topi shkoi disa centimetra mbi portë.
Luzerni kësisoj pas kësaj fitore ka siguruar plasmanin në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Lp6nntUJY1E