Albert Bunjaku ka vazhduar formën e tij të mirë në kampionatin zviceran me St Gallenin.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij St Gallen në udhëtim tek Thun.
Thun ishte në epërsi 1:0, ndërsa golin e barazimit e realizoi pikërisht Bunjaku në minutën e 30-të, duke shënuar një gol të bukur me kokë.
Në fund ndeshja u mbyll në barazim 2:2, ndërsa me këtë pikë St Galleni, mbetet në pozitën e shtatë në tabelë me 35 pikë të tubuara duke mos rrezikuar rënien nga elita e futbollit zviceran.
Kujtojmë që goli ndaj Thunit ishte i katërti në kampionat për gjilanasin që ka shtuar edhe dy asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ez98e1maR2I