Site icon Telegrafi

Gojë dhe frymëmarrje e pastër

Me t’u ftohur, shtoni disa pika lëng limoni. Zieni një grusht gjethesh të thata borziloku. Lëreni të ftohet dhe me lëngun e marrë shpërlajeni disa herë gojën. Është një metodë e shkëlqyer për të pastruar gojën e parfumuar frymëmarrjen.

Pas një dreke me bazë hudhre eliminoni erën e rëndë duke ngrënë gjethe majdanozi ose 1 lugë kafe të pjekur; era e rëndë kur je esëll largohet lehtë duke ngrënë ndonjë ushqim (mundësisht karbohidrate). Për të rifreskuar frymëmarrjen është mirë që të hahet hera- herës pak lëkurë portokalli.

Nëse janë shqetësimet e zorrëve që shkaktojnë erën, është mirë të hahen fara kopre, ananasi, një gjethe borziloku e freskët. Por një vakt i rëndë, përveç larjes së dhëmbëve (gjë që duhet të bëni gjithnjë) është mirë të provoni ndonjë ilaç me klorofil.

Nëse mishrat tuaj të dhëmbëve gjakosen, lajini dhëmbët të paktën një herë në ditë me miell elbi të trazuar me kripë të bardhë të imët e lëng mollësh. Kjo recetë është e nevojshme edhe për të mbajtur me lehtësi dhëmbë të bardhë e të ndritshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version