Site icon Telegrafi

Zyrtare: Benzema humb Kupën e Botës, Franca konfirmon lëndimin e sulmuesit

Lajmi i keq për Francën vetëm një ditë pa startuar Kampionati Botëror ‘Katar 2022’, pasi Karim Benzema ka humbur përfundimisht ngjarjen më të madhe të futbollit.

Benzema është liruar për shkak të lëndimit në stërvitjen e kësaj të shtune në mbrëmje dhe siç shkruan Le Parisien, ai nuk do të mund të luajë në Katar 2022.

Ekzaminimet plotësuese të kryera nga sulmuesi i Real Madridit të shtunën në mbrëmje konfirmuan dëmtimin në kuadricepsin e kofshës së majtë.

Një dëmtim tepër i rëndë për sulmuesin 34-vjeçar që do t’ia pamundësojë të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.

Tani ka ardhur edhe konfirmimi nga faqja zyrtare e ekipit të Francës.

“Pas goditjes në kuadricepsin e kofshës së majtë, Karim Benzema është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Botës. I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Blutë do ta nisin Kupën e Botës p të martën kundër Australisë,

Didier Deschamps ka kohë deri të hënën në mbrëmje, një ditë para ndeshjes, për të kërkuar një zëvendësues. /Telegrafi/

Exit mobile version