Site icon Telegrafi

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Ish-drejtori i inteligjencës së agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad, thotë se shënjestrimi i objekteve bërthamore të shtetit iranian është ndër opsionet në tavolinë pasi Izraeli vendos se si t’i përgjigjet sulmit të së shtunës.

Zohar Palti foli për përgjigjet e mundshme pasi Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone drejt Izraelit.

I pyetur nëse gjithçka ishte në tryezë, duke përfshirë shënjestrimin e objekteve bërthamore, Palti tha se “pa dyshim. Gjithçka është në tryezë tani”.

Lexo po ashtu Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

I shtyrë nëse kjo përfshin objektet bërthamore, ai tha se “përfshirë gjithçka”, raporton skynews.

Irani mbylli përkohësisht objektet bërthamore të dielën për “konsiderata të sigurisë” dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i mbajti inspektorët e saj larg për dy ditë.

Sulmi ndaj Izraelit erdhi pas një sulmi vdekjeprurës të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Siri.

Forcat Mbrojtëse të Izraelite njoftuan se 99 për qind e armëve të gjuajtura në Izrael nuk arritën të depërtojnë mbrojtjen e tij ajrore. /Telegrafi/

Exit mobile version