Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibertnetike ndaj ueb-faqe të qeverisë serbe.
Kjo nuk është hera e parë që ata sulmojnë ueb-faqet e qeverisë serbe, si kundërpërgjigje ndaj nxitjes që po bënte presidenti i Serbisë në veri të Kosovës.
Sipas tyre, sulmet janë duke u realizuar “në shkallë të gjerë” si pjesë e fushatës #OpSerbia, transmeton Telegrafi.
Madje në njoftimin e tyre të bërë në Twitter, është bërë e ditur se më shumë se 40 ueb-faqe të qeverisë serbe janë hequr në 72 orët e fundit.
E në njoftimin e më hershëm Anonymous pati bërë të ditur se nuk do të qëndrojnë indiferent ndaj zhvillimeve dhe nxitjeve që Aleksandar Vuçiq po i bën në veri të Kosovës. /Telegrafi/
JUST IN: The #Anonymous collective and other hacker groups has been launching 'full-scale' cyberattacks on Serbian government websites, as part of #OpSerbia campaign. More than 40 Serbian websites have been taken down in the last 72 hours. pic.twitter.com/KSD4adBfCw
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) January 10, 2023