Telegrafi

Godet Crouch: Shaqiri u mësua nga unë

Sulmuesi anglez, Peter Crouch ka reaguar në rrjetet sociale pas golit spektakolar nga Xherdan Shaqiri.

Ish- reprezentuesi anglez është bashkëlojtar me Shaqirin tek Stoke City, ndërsa ka postuar një foto të gjilanasit në profilin e tij.

Crouch ka shkruar se është i lumtur që Shaqiri e ka shikuar në stërvitje, duke aluduar se bënë këto gjëra.

“Jam i lumtur që Shaqiri më ka shikuar në stërvitje”, ka shkruar Crouch duke marrë shumë komente dhe pëlqime statusi i tij, ku shumica nga komentuesit qeshnin me postimin e tij.

Kujtojmë që Crouch dhe Shaqiri janë dy miq të mirë tek skuadra angleze Stoke City. /Telegrafi/