Portali i njohur Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të dekadës te Manchester City, ku nuk mungojnë edhe befasitë.
Me afrimin e vitit 2020, Goal ka vendosur të zgjedhë lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Qytetarët gjatë 10 viteve të fundit.
Në portë është befasia më e madhe, pasi anglezi Joe Hart ka fituar balotazhin ndaj brazilianit Ederson.
Mbrojtja formohet nga Pablo Zabaleta dhe Aleksandr Kolarov në krahë dhe Vincent Kompany e Aymeric Laporte në qendër.
Në mesfushë, Fernandinho është i padiskutueshëm, ndërsa përkrah tij kanë zënë vend dy legjendat: David Silva dhe Yaya Toure.
Sulmi është një fazë tjetër delikate te City, ku vendin e përzgjedhjes e kanë fituar Kevid de Bruyne, Raheem Sterling dhe Sergio Aguero.
Disa nga lojtarët e rëndësishëm që kanë mbetur jashtë formacionit janë: Ederson, Carlos Tevez, Gareth Barry, Edin Dzeko, Kyle Walker dhe Bernardo Silva.
/Telegrafi/