Telegrafi

Gmail rikthen të dhënat e 150 mijë shfrytëzuesve

Ankesat e një numri të madh të shfrytëzuesve të Gmail-it, të cilët gjatë vikendit ishin ankuar se e-maili i tyre thjeshtë ishte zhdukur, kanë rezultuar të vërteta.

Google ka njoftuar se kishte ardhur deri te gabimi, dhe për këtë arsye janë rivënë më pak se 0.08 për qind e bazës së shfrytëzuesve të Gmail, që në numra përbën rreth 150.000 shfrytëzues.

Ky numër nuk është i madh kur kihen parasysh qindra-miliona njerëz që shfrytëzojnë Gmail-in, mirëpo nuk është e këndshme kur diçka e tillë ju ndodh pikërisht juve.

Google ka reaguar shpejtë dhe ka njoftuar se të dhënat e shfrytëzuesve janë kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa pjesa e mbetur do të përmirësohet sa më shpejtë që është e mundur. /Telegrafi/