Telegrafi

Gmail në shënjestër të hakersave kinezë

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të Google, të cilët kanë njoftuar se pjesë e këtij sulmi kibernetik, kanë qënë zyrtarë të lartë në SHBA, personeli ushtarak dhe gazetarë.

Google njofton se një pjesë e fjalëkalimeve janë zbërthyer, ç’ka ka sjellë dëtimin e disa prej faqeve personale të përdoruesve. Sipas Google në shënjestër të sulmit kanë qënë edhe aktivistë politik kinezë dhe shtetas të tjerë aziatikë.

“Kemi njoftuar të githë personat, të cilëve u janë dëmtuar elementët e tyre të sigurisë apo u janë dhunuar të dhënat personale. Kemi ofruar të gjitë asistencën tone, për riparimin e dëmeve”, – thuhet në njoftimin teknik të Google.

Ndërkohë gazetari i BBC ka njoftuar se, nisur nga të dhënat, nuk bëhet fjalë për një krim kibernetik por tentativë për spiunazh. /Telegrafi/