Telegrafi

Gmail ishte jashtë funksionit, 450 milionë njerëz ishin pa emaila

Pas 25 minutash, Gmail është kthyer në shërbim të përdoruesve, ndërsa rikuperimi i plotë i shërbimit është bërë vetëm pasditen e së premtes.

Një zëdhënës i kompanisë Google ka thënë se janë duke i hulumtuar arsyet e mos-funksionimit të shërbimit.

Google ka qenë e shpejtë në dhënien e njoftimit se Gmail ishte jashtë funksionit. Google ka lëshuar njoftimet e saj për rënien e Gmail, në shërbimet e saj të famshme si Calendar, Talk, Drive, Docs, Sheets, Slides, Drawings, Sites, Group, Voice, dhe Google+ Hangouts.

Në mesin e atyre që e kanë raportuar problemin e Gmail ka qenë edhe rivali Yahoo, i cili ka cicëruar në Twitter për problemin e Gmail, por më pas ka kërkuar ndjesë për këtë. / Telegrafi /