Site icon Telegrafi

Glazers konsiderojnë shtyrjen e datës së shitjes së Man Utd

Familja Glazer po kërcënon të shtyjë çdo shitje të Manchester Unitedit për disa muaj apo më saktë deri pas mbylljes së sezonit 2022/23.

Pronarët amerikanë të klubit nuk janë të kënaqur me ofertat për blerje që kanë marrë ende.

Ofertat më të rëndësishme thuhet se janë nga INEOS dhe familja mbretërore e Katarit.

Lexo po ashtu UEFA nuk do ta bllokojë shitjen e Man United te sheikët

Megjithatë, sipas The Guardian, një shitje mund të shtyhet deri në maj ose qershor për momentin.

Glazers duan të paktën gjashtë miliardë funte për Unitedin, pavarësisht se klubi ka borxhe të konsiderueshme.

Çdo pronar i ri do të duhet gjithashtu të investojë në objektet, duke pasur parasysh se stadiumi Old Trafford është prapa shumë terreneve moderne për sa i përket komoditeteve dhe strukturës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version