Telegrafi

Glazers duan që lojtarët e Man United të mbajnë kamera gjatë ndeshjeve, si pjesë e një plani për të fituar milionat

Familja Glazers duan që të implementojnë një teknologji të re, e cila do t’i shihte lojtarët e Manchester United duke mbajtur kamera gjatë ndeshjeve, sipas raportimeve të fundit.

Glazers kanë qenë pronar të United që prej se Malcolm Glazer kompletoi blerjen e klubit nga aksionarët e mëparshëm në vitin 2005.

Gjashtë anëtarë të familjes Glazers janë momentalisht pjesë e bordit të United, me Joel dhe Avram Glazer që shërbejnë si shefa ekzekutiv.

Gjatë drejtimit të tyre, familja Glazer ka qenë shpeshherë cak i kritikave të ashpra nga tifozët e United, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si ata kanë udhëhequr me klubin dhe mungesën e bashkëpunimit me tifozët.

Këtë teknologji e ka praktikuar më herët ekipi i Aston Villës

Kjo teknologji konsiston në atë që çdo lojtar do të mbante në fanellë një kamerë dhe çdo tifoz në botë do të duhej të paguante një tarifë të vogël nga e cila mund ta përjetojë eksperiencën përmes syve të lojtarit të tyre të preferuar.

“A mund ta imagjinoni se sa para do të gjeneronte United për shkak të shtrirjes së tyre të madhe globale, nëse tifozët do të ishin në gjendje të paguajnë për të qenë Marcus Rashford apo Bruno Fernandes për 90 minuta?”, ka thënë gazetari i ESPN, Mark Ogden.

Raporti shton se ish-shefi ekzekutiv i United, Ed Woodard, i cili ka punuar së bashku me Glazers, i ka thënë ESPN që kjo është një ‘mundësi e madhe’ e cila potencialisht mund të shndërrohet në para të majme./Telegrafi/