Borussia Moenchengladbachu ka arritur ta ndalë me barazim Manchester Cityn (1-1)
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të, ndërsa golashënues ishte Raffael.
Në fund të pjesës së parë, rezultati u barazua me anë të David Silvas (45’).
Në gjysmën e dytë nuk pati gola, mirëpo u ndanë dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.
Lars Stindl u largua në minutën e 51-të, kurse Fernandinho në minutën e 63-të.
Përkundër këtij rezultati, Manchester City e ka siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm në Grupin C, së bashku me Barcelonën. /Telegrafi/
https://twitter.com/ManCityPhotos/status/801525091699924992