Site icon Telegrafi

Gjysmëfinalja apo ‘Gjysem finalja’, FFK ende ka dilema

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

Kësisoj tifozët kosovarë kanë mësuar edhe çiftet që do të përballen me njëra tjetrën.

Besa do të ndeshet me Trepçën në derbin e skuadrave të vjetra në elitën e futbolli tonë.

Ndërkohë ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Llapit.

Por ajo që bije në sy për të keq është shkrimi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në FFK ende si duket ka dilema nëse duhet të shkruhet ‘Gjysem Finalja’, ndaras që është një gabim apo gjysmëfinalja siç duhet të shkruhet.

Kush punon gabon, por shpresojmë që kësi gabime elementare drejtshkrimore mos të përsëritën nga një organizatë e madhe siç është FFK. /Telegrafi/

Gabimi nga FFK
Exit mobile version