Site icon Telegrafi

Gjysmë ore ushtrime për të humbur më së shumti kilogramë

ata që ushtrojnë dyfish humbin më pak kilogramë.

Lajmi i mirë për ushtruesit të cilët nuk mund të bëjnë më shumë se gjysmë ore aktivitet në ditë ka ardhur nga Universiteti në Kopenhagë, ku kanë vërtetuar që pikërisht aq minuta ushtrime janë të nevojshme për t’u humbur më së shumti kilogramë.

Studimi ka treguar që meshkujt e shëndetshëm dhe mesatarisht të trashë të cilët ushtrojnë gjysmë ore në ditë humbin më shumë peshë trupore se ata që ushtrojnë dyfish më gjatë, edhe pse ende nuk e dinë pse ndodhë kjo. Mesatarisht kanë humbur katër kilogramë në tre muaj duke vrapuar, vozitur biçikletën ose rremuar nga 30 minuta në ditë. Ata që janë munduar dyfish më gjatë, në të njëjtën periudhë kohore kanë arritur të heqin vetëm tre kilogramë.

Shkencëtarët supozojnë që efekti i gjysmë orë ushtrimeve është i tillë, sepse pas kësaj meshkujt hanë më pak se sa kur ushtrojnë një orë, dhe nuk lodhen aq shumë dhe mund të vazhdojnë të kryejnë punët tjera me forcën e njëjtë, çka nuk ndodh me ata që ushtrojnë një orë. /Telegrafi/

Exit mobile version