Site icon Telegrafi

Gjysma e shtatzënave pinë alkool

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme se pirja e alkoolit mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fëmijës së tyre, më shumë se gjysma e grave shtatzëna britanike vazhdojnë të pinë alkool gjatë shtatzënisë.

Statistikat e fundit kanë treguar se 55 % e grave shtatzëna pinë alkool gjatë shtatzënisë, ndërsa sipas këtij studimi, nënat më të moshuara shtatzëna janë të prira më tepër për të pirë alkool gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar Klinik në Londër, kanë kërkuar nga nënat në pritje që të mos pinë alkool, sidomos në tre muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa pas kësaj periudhe femrat shtatzëna nuk duhet të pinë më shumë se dy gota të vogla verë.

Exit mobile version