Ky është momenti kur një gjyshe heroike në Kinë u hodh në një gropë septike të mbushur me ujëra të zeza të papërpunuara për të shpëtuar nipin e saj që kishte rënë brenda.
Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën shpëtimin heroik, që erdhi pasi djali kishte ngritur kapakun e rezervuarit, përpara se të kalonte mbi vrimën dhe të binte në ujërat e zeza, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, një grua – e cila thuhet se ishte gjyshja e tij – pa nipin e saj duke u zhdukur brenda dhe pa hezitim kërceu brenda. Incidenti ndodhi në Fuyang, në provincën Anhui të Kinës.
Disa sekonda më vonë ajo e shtyu të riun duke e nxjerrë në sipërfaqe ku kalimtarët më pas e tërhoqën tutje nga rezervuari dhe ishte i mbuluar me baltë.
Pamjet më pas tregojnë edhe gjyshen e tij duke u tërhequr nga gropa nga kalimtarët, më pas nxitoi te nipi i saj për ta mbajtur me kokë poshtë në mënyrë që ta inkurajonte të kollitej për të nxjerrë baltën nga mushkëritë e tij. /Telegrafi/