Telegrafi

Gjyqtari tregon se a kishte fyerje raciste nga Juan Cala ndaj Mouctar Diakhabyt

Gjyqtari në krye të ndeshjes Valencia kundër Cadiz të dielën, David Medie Jimenez, ka lëshuar raportin e tij me shkrim për lojën.

Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë pasi Mouctar Diakhaby pretendoi se Juan Cala e kishte fyer atë në mënyrë racore. Pas këtij incidenti, Valencia doli nga fusha.

Loja filloi më vonë, kur Valencia kishte rënë dakord për të luajtur, ndërsa Diakhaby u zëvendësua nga Hugo Guillamon.

“Në minutën e 29-të, unë e ndërpreva ndeshjen për shkak të një konfrontimi midis lojtarëve të të dy ekipeve”, thuhet në raportin e Medie Jimenez.

“Lojtari Nr.12 i Valencias, Mouctar Diakhaby, pasi iu tregua një karton i verdhë për fjalosje me një kundërshtar, më tha fjalë për fjalë ‘ai më quajti zi i ndyrë’ në lidhje me lojtarin Nr.16 të Cadiz, Juan Torres Ruiz” .

Lexo po ashtu U ndërpre përballja mes Valencias dhe Cadizit: Juan Cala me fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhabyt

“Kjo nuk u dëgjua nga asnjë prej anëtarëve të ekipit të referimit. Pas disa çastesh, Valencia vendosi të largohej nga fusha e lojës. Për këtë arsye, ndeshja u ndërpre përkohësisht. Të dy ekipet u kthyen në dhomat e tyre të zhveshjes”.

“Pas disa minutash pezullimi, delegati i Valencias, David Rangel Pastor, në prani të delegatit të Cadiz, Antonio Navarrete Reyes, na tha që ata kishin vendosur të zëvendësonin lojtarin nr . 12, Mouctar Diakhaby dhe të vazhdonin me ndeshjen”.

“Për më tepër, u ra dakord që të dy skuadrat t’u jepeshin pesë minuta ngrohje me qëllim të shmangies së lëndimeve.

“Loja rifilloi 24 minuta më vonë pasi ishte ndalur, duke u zhvilluar si normale nga kjo pikë e tutje”, thuhet në raportin e gjyqtarit. /Telegrafi/