Site icon Telegrafi

Gjyqtari i Superligës së Kosovës rezulton pozitiv me coronavirus, kryetari tregon se ku ka mundur të infektohet ai

Fjala është për gjyqtarin Ilir Mehmeti i cili edhe ishte i deleguar në ndeshjen Prishtina – Ferizaj e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Komiteti i futbollit kosovar dje u pa i tronditur kur mësoi se një nga gjyqtarët e Superligës së Kosovës doli të jetë pozitiv me Covid-19.

Fjala është për gjyqtarin Ilir Mehmeti i cili edhe ishte i deleguar në ndeshjen Prishtina – Ferizaj e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani në një bisedë për “Zeri.info”, ka thënë se ky lajm ishte vërtet i rëndë por nuk e rrezikon pjesën tjetër të gjyqtarëve dhe se ata mbetën të qetë.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar pasi një kolegë i ynë doli pozitiv, por ky shqetësim vjen vetëm për shëndetin e tij jo pse ndihemi të rrezikuar. Ne para fillimit të garave i kemi bërë testet dhe ai ka dal negativ. Ishte i deleguar në ndeshjen Prishtina – Ferizaj si gjyqtar i katërt por gjatë gjithë kohës ka qenë i pajisur me maskë dhe dorëza.

Ne kishim para dy ditë një mbledhje me gjyqtarët kryqtarë dhe ai nuk ka qenë prezent, kështu që nuk ka pasur kontakt me gjyqtarët tjerë”, ka thënë Hasani për “Zeri.info”, sipas të cilit Mehmeti nuk besohet se virusin ta ketë marrë nga komuniteti sportiv.

“Sa kam informata unë ai ka një punë në bankë dhe ka pasur kontakte me palë dhe duket se nga aty edhe e ka marrë infektimin, pra nuk besojmë se e ka marrë nga gjyqtarët”, tha numri një i gjyqtarëve të Kosovës, duke shtuar se për momentin asnjë gjyqtar nuk ka paraqitur asnjë shqetësim.

Ilir Mehmeti

“Për momentin asnjë gjyqtarë tjetër nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim, dhe jemi pothuaj të sigurt se ai infektimin nuk ka ardhur nga gjyqtarët. Unë kam kontaktuar me gjyqtarin ai është në gjendje të mirë dhe i urojmë shërim sa më të shpejt. Po e përsërisë për momentin nuk ka asnjë gjyqtar që ka paraqitur ndonjë shqetësim”, ka përfunduar Përparim Hasani.

Exit mobile version