Site icon Telegrafi

Gjyqtari më simpatik i futbollit anglez do të pensionohet – Mike Dean flet për të gjitha, nga ‘festa’ te goli i Tottenham te momenti i Agueros që i solli titullin Cityt

Gjyqtari i famshëm anglez i futbollit, Mike Dean, do të tërhiqet në fund të sezonit dhe në prag të largimit ai kujtoi momentet e famshme gjatë karrierës së tij, duke përfshirë edhe kthesën e famshme të Manchester Cityt te titulli i fituar në vitin 2012.

Momenti i famshëm “Agueroooo” është ende një nga skenat më famshme në historinë e futbollit botëror. Man City ishte duke humbur 1-2 kundër QPR, por Edin Dzeko dhe Sergio Aguero sollën fitoren e titullit me golat e tyre në fund.

Është ndeshja më e mirë që ai ka gjykuar ndonjëherë dhe këtë e thotë vetë Mike Dean në një intervistë për Sky Sports në prag të pensionimit të tij.

“Ndeshja më e mirë që kam gjykuar  ndonjëherë për shkak të rëndësisë që kishte. U thashë djemve (gjyqtarëve tjerë) se diçka do të ndodhte. E dija që kur shënuan golin e parë, ata do të shënonin të dytin. Përfundimi më i mirë i një ndeshje ndonjëherë, pasi kurrë askush nuk do ta fitojë kurrë ligën në atë mënyrë”, ka thënë Dean.

Ndër polemikat e shumta që e shoqëruan gjyqtarin anglez me përvojë është edhe ajo e vitit 2012, kur ai ‘festoi’ golin e Tottenhamit ndaj Arsenalit në derbin e Londrës së Veriut.

“Unë nuk mendoj se kam festuar një gol. Kam festuar vendimin tim të madh për avantazhin para golit. E bëra sepse e dua futbollin. Nëse e lë avantazhin dhe diçka e mirë ndodh më pas është mirë”, ka thënë Dean.

Kishte dhjetëra situata të diskutueshme dhe Dean shpjegoi gjithashtu edhe arsyen se pse nuhati gjyqtarin ndihmës në një ndeshje.

“Nuk e kam nuhatur gjyqtarin, por fanellën e tij. Ian vendosi një yndyrë në këmishën e tij dhe era e keqe u përhap nëpër tunel. Ishte e tmerrshme ndaj më duhej ta nuhasja”, ka treguar Dean.

Ai mbahet mend edhe për shakanë që i bëri Kun Agueros, kur ia fshehu topin, pasi ky i fundit kishte shënuar het-trik.

Po ashtu Dean njihet edhe si tifoz i Tranmere Rovers, ku njëherë kishte udhëhequr edhe tifozët e kësaj skuadre në tribuna./Telegrafi/

Exit mobile version