Telegrafi

Gjyqtari shqiptar Enea Jorgji, do ta drejtojë ndeshjen e Ligës së Evropës, AEK Larnaca-Ludogorets

Gjyqtari Enea Jorgji, do të jetë i pari nga Shqipëria që do të gjykojë një ndeshje të Ligës së Evropës.

34-vjeçari do të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve ndërmjet AEK Larnakas dhe Ludogorets, e cila do të luhet të enjten e 25 tetorit në Qipro.

Takimi i vlefshëm për Grupin A dhe që i shërben dy skuadrave për të siguruar fitoren dhe për të qëndruar në garë.

Kjo ndeshje është e para për një gjyqtar shqiptar në këtë nivel.

Jorgji është njëri ndër tre gjyqtarët që kanë stemën e FIFA-s në Shqipëri dhe është i përfshirë në listën e gjyqtarëve të kategorisë së dytë.

Gjyqtari nga Elbasani para dy muajsh kishte regjistruar një tjetër arritje të madhe pasi u caktua nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e fazës “play-off” të Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Zalgiris Vilnius.

Ai nëse vazhdon me këtë hapa në të ardhmen mund ta shohim edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve./Sport Ekspres/