Site icon Telegrafi

Gjyqtari që pranoi golin e Maradonas me dorë që njihet si ‘Dora e Zotit’ posedon topin e asaj ndeshje – do t’i fitojë mbi 3 milionë euro nga shitja e tij

Topi i përdorur në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 1986 midis Argjentinës dhe Anglisë do të dalë në ankand në nëntor.

Është një top vërtet i veçantë, ai që legjendari argjentinas Diego Maradona e dërgoi me dorë në portën e kundërshtarit dhe kjo lëvizje e tij njihet në histori si “Dora e Zotit”.

Topin aktualisht e posedon ish-gjyqtari nga Tunizia, Ali Bin Nasser, i cili ishte gjyqtar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë.

Ai kishte thënë se nuk e ka parë lojën me dorë të Maradonas dhe se në atë rast është mbështetur në mendimin e gjyqtarit ndihmës.

Topi do të shitet në një ankand të planifikuar për 16 nëntor dhe pronari i ri pritet të fitojë mbi 3 milionë euro.

Në ankand do të shiten edhe pajisjet e Naserit, fanella e firmosur që mori nga Maradona dhe disa suvenire të tjera.

Fanella e veshur nga Maradona në ndeshjen kundër Anglisë u shit në maj për mbi 8 milionë euro, duke e bërë atë suvenirin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version