Site icon Telegrafi

Gjyqtari nuk e lejoi të luajë me maskë si të Lewandowskit, reagon Kaja i Lirisë

Liria ka shënuar fitore para shikuesve të vetë kundër Gjilanit me rezultat 3-2.

Bujë të madhe bëri vendimi i gjyqtarit Besfort Kosumi, i cili nuk e lejoi të barte maskë në fytyrë futbollistin e Lirisë, Ervis Kajën.

“Janë kopse të llastikut jo hekur. Maska mbajnë lojtarët e botës, e këta këtu nuk të lejojnë,..!”.
“Është maskë profesionale me karbon”, ka shpjeguar Kaja, që ishte në Tiranë enkas për këtë.

Kasumi e Arben Halilaj, nuk lejuan qe Kaja të paraqitej me maskë, duke e konsideruar si të rrezikshme.

Mirëpo, Kaja me këtë maskë luajti javën e kaluar kundër Feronikelit pasi që javë më parë kishte thyer hundën në tre vende gjersa pas operimit mjekët i kanë sugjeruar të përdor maskën mbrojtëse.

Me një maskë të tillë kishte luajtur më herët edhe Robert Lewandovski i Bayern Munichut dhe Giorgio Chiellini i Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version