Telegrafi

Gjyqtari nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjen Manchester United – AZ Alkmar

Bekim Zogaj të enjten mbrëma do të ndan drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe AZ Alkmar në Old Trafford.

Zogaj, i cili është gjyqtar anësor është deleguar për këtë ndeshje e cila do të jetë e fundit për fazën e grupeve.

Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe priten të luajnë me futbollistë të rinj.

Sandro Scharer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësi tjetër i tij përveç Zogajt do të jetë Stephane Almeida.

Ndryshe, Zogaj caktohet nga UEFA edhe në shumë ndeshje tjera ndërkombëtare si dhe me grupmoshat e reja në Ligën e Kampionëve.