Fatlum Berisha është gjyqtari i vetëm nga Kosova, i cili po merr pjesë në Kampionatin Evropian për 17 vjeçar në Republikën e Irlandës, duke drejtuar ndeshjet e kësaj gare.
Berisha, i cili e ka stemën e FIFA-s është në mesin e 12-të asistentëve që po gjykojnë ndeshjet e këtij Evropiani.
Deri më tani gjyqtari nga Fushë Kosova ka qenë pjesë e treshes së gjyqtarëve në plot katër ndeshje.
Ai do jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve edhe në ndeshjen Francë – Holandë, së bashku me ukrainasin Mykola Balakin, kazakun Sergey Vassyutin dhe uelsianin Iwan Griffith.
Kampionati Evropian po mbahet këtë vit në Republikën e Irlandës nga 3 deri më 19 maj.
Berisha ka drejtuar disa ndeshje në nivelin ndërkombëtarë, derisa vazhdon të mbetet njëri ndër gjyqtarët më të mirë në vend. /Telegrafi/