Site icon Telegrafi

Gjyqtari kurdisi ndeshjen dhe është përjashtuar përjetë nga gjykimi, FIFA vendos që ndeshja të zhvillohet përsëri (Video)

FIFA ka marrë një vendim historik duke urdhëruar që ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” në kontinentin afrikan, mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit, të riluhet.

Ky takim u zhvillua në muajin nëntor të 2016-s dhe u mbyll me fitoren 2-1 të Afrikës së Jugut.

Gjatë ndeshjes, më saktësisht në minutën e 42-të, gjyqtari ganez Joseph Lamptey akordoi një penallti për Afrikën e Jugut duke pretenduar se topi u prek me dorë nga mbrojtësi i Senegalit, Kalidou Koulibaly.

Gjyqtari Joseph Lamptey, i dënuar përjetë për kurdisjen e ndeshjes

Pamjet filmike treguan se topi e kishte prekur në gju futbollistin e Napolit dhe FIFA vendosi në muajin mars që ta përjashtonte përjetësisht gjyqtarin duke e cilësuar penalltinë e akorduar prej tij si manipulim i rezultatit të ndeshjes.

Ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit do të zhvillohet në muajin nëntor të 2017-s.

Pamje nga ajo ndeshje

Aktualisht këto dy skuadra renditen përkatësisht në vendet 4 dhe 3 në Grupin D pas Burkina Fasos dhe Ishujve Kape Verde.

Vetëm skuadra që do ta mbyllë grupin në vendin e parë do të kualifikohet për të marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës. /Panoramasport/

https://www.youtube.com/watch?v=9pkLbx_zrZg

Exit mobile version