Telegrafi

Gjyqtari fans i çmendur i Leicesterit, nuk gjykon në takimin e Spursave

Leicester City është shumë pranë titullit të kampionit në Ligën Premier.

Rivali kryesor i tyre në kampionat është Tottenham Hotspurs, i cili ka shtatë pikë më pak se Leicesteri.

Skuadra e Spurs gjatë kësaj xhiroje do të takohet me Sotke Cityn, ndërsa gjyqtar ishte përcaktuar të jetë Kevind Friend, transmeton Telegrafi.

Por, ky i fundit është zbuluar se është fans i flakët i skuadrës së Leicesterit, dhe për këtë federat angleze e futbollit ka marrë vendim që mos ta delegojë në këtë takim.

Raportohet se gjyqtar i këtij takimi është vendosur të jetë Mike Riley, ndërsa takimi do të zhvillohet të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/