Gjyqtari i suspenduar i Ligës Premier, David Coote, është ndaluar që të ndajë drejtësinë në ndeshjet e dy klubeve angleze.
Të hënën në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shfaqet Coote duke përdorur një fjalor të rëndë për Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin.
Në atë video, shihet se si gjyqtari Coote e quan Kloppin “një m*t gjerman” duke e cilësuar po ashtu 57-vjeçarin si “arrogant” për sjelljen e tij në një ndeshje ku ai kishte qenë gjyqtar i katërt.
Organizata e Gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) ka hapur një hetim dhe ka konfirmuar se Coote i cili së fundmi ndau drejtësinë në ndeshjen Liverpool vs Aston Villa, është suspenduar me efekt të menjëhershëm deri në vërtetësinë e provave.
Në një përditësim të fundit të kësaj sitaute, The Mirror ka raportuar se Coote e ka pranuar fajin për atë video, por duke thënë se e njëjta ishte filmuar disa ivte më parë.
42-vjeçari i cili ndau drejtësinë po ashtu në finale të ‘Carabao Cup’ mes Manchester United dhe Neëcastle në vitin 2023, është nga Nottinghami dhe njëherësh tifoz i këtij ekipi.
Kjo do të thotë se ai e ka të ndaluar që të ndajë drejtësinë në ndeshjet zyrtare që përfshijnë ekipin e tij ose rivalët e Nottingham Forest.
Ky është një standard për gjyqtarët pasi ata nuk lejohet të përfshihen në ndeshje ku ekziston besnikëria ndaj ndonjërës prej klubeve./Telegrafi/