Kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri te fillimi i kampionati botëror të futbollit.
Tashmë kanë nisur të zbardhen disa prej detajeve të botërorit të këtij viti që do të zhvillohet në Rusi.
Një prej detajeve është edhe ora që do të bartin gjyqtarët e ndeshjeve futbollistike përgjatë një muaj në kampionatin më prestigjioz futbollistik për kombëtaret.
Kompania Hublot ka filluar të nxjerr në shitje për herë të parë orë të mençura, “Smart Watch”.
Ora është e krijuar në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe do të përdoret gjatë verës në shtetin rus.
Theksojmë se një orë e tillë që sinjalizon gjyqtarët nëse ka kaluar topi vijën e portës kushton hiq më pak se 4200 euro.
Ndryshe, kampionati botëror do të startojë më 14 qershor në stadiumin Luzhniki të Moskës, ku do të ballafaqohet Rusia me Arabinë Saudite. /Telegrafi/