Telegrafi

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës, Luzern – Djurgarden

Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane.

Në fakt, UEFA ia ka besuar gjyqtarit autoritativ Genc Nuza ndarjen e drejtësisë në ndeshjen tejet të rëndësishme të kthimit për rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërmjet skuadrës zvicerane, Luzern dhe asaj suedeze, Djurgarden.

Ndeshja e parë është fituar 2:1 nga skuadra zvicerane, e cila ishte mysafire, teksa përballja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në “Luzern Arena”, me fillim prej orës 20:45.

Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj dhe Arbnor Bullatovci, derisa gjyqtar i katërt është Burim Jahmurataj.

Ky është një tregues për përfaqësimin dinjitoz të futbollit kosovar dhe vlerësimin e lartë që gjyqtarët tanë po marrin nga organet kompetente të UEFA-së.

Federata e Futbollit të Kosovës është krenare që gjyqtarët e saj po marrin pjesë në ndeshje të rëndësishme evropiane dhe dëshmon edhe një herë rritjen e nivelit të futbollit në vendin tonë në të gjitha segmentet. /Telegrafi/