Site icon Telegrafi

Gjyqtarët kosovarë delegohen në dy ndeshje në UEFA Youth League

Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane.

Kësaj radhe dy treshe të gjyqtarëve tanë janë deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Youth League.

Për ndeshjen AZ Alkmar Youth – Klaipeda FM, e cila zhvillohet të martën në orën 17:00, është deleguar Mervan Bejtullahu si gjyqtar kryesor, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkaq, Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Gent – Bazel, teksa atij do t’i asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 19:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version