Telegrafi

Gjyqtarët kosovarë debutojnë me sukses në arenën ndërkombëtare

Izolimi i futbollit ka marrë fund dhe tani çdo ditë futbollistët dhe gjyqtarët tanë po kanë suksese.

Pas futbollistëve radha i ka ardhur edhe gjyqtarëve që të drejtojnë ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza ka ndarë drejtësi në kampionatin e Maltës.

Nuza ishte gjyqtar kryesor ndërsa me vete kishte edhe ndihmësit, Besfort Kasumi, Besnik Morinën dhe Selami Hazirin.

Kosovarët ishin në ndeshjen St Andrews – Floriana që përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Duhet cekur se legjenda e referimit kosovar, Përparim Hasani ka qenë kontrollor në ndeshje. /Telegrafi/