20 mijë është numri i vendimeve gjyqësore të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës Themelore të Gjakovës.
Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, ku në njoftimin e publikuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës thuhet se në bashkëpunim me degët e Gjykatës në Malishevë dhe Rahovec, është arritur të bëhet një hap i rëndësishëm drejt transparencës së një intitucioni kaq të rëndësishëm të drejtësisë.
”Ky sukses i jashtëzakonshëm është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të bashkëpunëtorëve profesionalë, zyrtarit për informim dhe stafit mbështetës, të cilët kanë luajtur një rol kyç në këtë proces të rëndësishëm.”, thuhet në njoftimin e Gjykatsës Themelore në Gjakovë.
Këto aktgjykime dhe aktvendime do të jenë të qasshme për publikun, duke ofruar mundësinë që çdo qytetar apo organizatë e cila është e angazhuar në monitorimin e sistemit të drejtësisë, të ketë qasje në informacionin e nevojshëm për të ndjekur punën e gjykatave.
Ndër të tjera bëhet e ditur se me këtë nismë, Gjykata Themelore në Gjakovë po dëshmon angazhimin e saj për të qenë një institucion i përgjegjshëm dhe të angazhuar në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/