Telegrafi

Gjykata evropiane lejon të drejtën “për tu harruar” online

Rasti nënvizon betejën mes avokatëve të lirisë së shprehjes dhe mbështetësve të të drejtave të privatësisë, të cilët thonë se njerëzit duhet të kenë të drejtën "për tu harruar", që do të thotë se ata duhet të jenë në gjendje t’i fshijnë gjurmët e tyre digjitale nga interneti.

Vendimi i një gjykate evropiane me bazë në Luksemburg erdhi pas ankesës së një përdoruesi nga Spanja i cili u ankua që një njoftim për ankandin e shtëpisë së tij e ka shkelur privatësinë e tij, pas publikimit të rezultateve në Google. / Telegrafi /